Befason Mustafi, bën një deklaratë të papritur për Arsenalin

Befason Mustafi, bën një deklaratë të papritur për Arsenalin

Sport January 20, 2020 - 08:40
Detajet

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka thënë se “topçinjtë” nuk duhet ta shikojnë tabelën, por duhet të mundohen që ta përmirësojnë formën nën drejtimin e Mikel Artetas, transmeton zeri.info

Barazimi 1:1 me Crystal Palacen të shtunën e la Arsenalin në vendin e 10-të në Premierligë me 10 pikë larg vendit të katërt.

“Mendoj se kur je i pari apo i dyti në ligë, ju gjithmonë dëshironi ta shikoni tabelën dhe e shijoni shikimin e tabelës, por unë mendoj që momentalisht nuk është e rëndësishme të shikohet tabela. Për ne është e rëndësishme vetëm të punojmë, të provojmë të bëjmë në stërvitje dhe në ndeshje gjërat që na thuhen nga trajneri”, ka deklaruar Mustafi.

Mbrojtësi shqiptar ishte pritur që të largohet nga klubi londinez gjatë këtij muaji, por siç duket Arteta ka vendosur që ai të qëndrojë në “Emirates”./Zëri