‘Vendimet e gjyqtarëve, gjithmonë në favor të Barcelonës’

‘Vendimet e gjyqtarëve, gjithmonë në favor të Barcelonës’

Sport January 20, 2020 - 10:13
Detajet

Mbrojtësi i Granadas, Dimitri Foulquier ka goditur Barcelonën pas humbjes minimale 1:0 të dielën, derisa ka thënë se katalunasit shpeshherë përfitojnë nga vendimet e gjyqtarëve, transmeton zeri.info

Granada arriti të mbahej mirë ndaj Barcelonës, por mbeti e acaruar pas përjashtimit me karton të kuq të Geram Sanchezit në minutën e 69-të pas kartonit të dytë të verdhë.

Pas më pak se 10 minutave Lionel Messi arriti që ta shfrytëzojë avantazhin numerik të skuadrës së tij dhe të sigurojë 3 pikë të rëndësishme për gjigantin spanjoll.

“Kurdo që ne vijmë në ‘Camp Nou’ është e njëjta gjë. Ne garojmë, ne luftojmë, por ata nuk na lënë neve”, ka thënë Foulquier.

“Kur ka dyshime, vendimet janë gjithmonë në favor të Barcelonës”, shtoi ai./Zëri