Befason kreu i kishës ortodokse malazeze: Më përpara preferoj fitoren ndaj Serbisë sesa titullin evropian

Befason kreu i kishës ortodokse malazeze: Më përpara preferoj fitoren ndaj Serbisë sesa titullin evropian

Sport January 20, 2020 - 12:54
Detajet

Kreu i kishës ortodokse malazeze, Miras Dedeic ka bërë një koment provokues për ndeshjen henbollistike mes Malit të Zi dhe Serbisë, transmeton zeri.info

Mali i Zi triumfoi ndaj serbëve, derisa kjo ishte fitorja e tyre e vetme në Kampionatin Evropian të hendbollit.

Në mediet kroate, Dedeic ka thënë se preferon një fitore ndaj Serbisë sesa triumfin në Kampionatin Evropian.

“Për mua personalisht, kjo është një fitore e madhe dhe unë preferoj më shumë këtë fitore sesa të bëhemi kampion evropian”, ka thënë Dedeic. /Zëri.info