'Marca' konfirmon një super-lajm për Real Madridin

'Marca' konfirmon një super-lajm për Real Madridin

Sport January 20, 2020 - 22:50

Real Madridi ka mbajtur një seancë stërvitore në mëngjesin e sotëm në qendrën stërvitore 'Valdebebas'.

Të dy futbollistët, Eden Hazard dhe Marco Asensio janë parë duke vrapuar në fushë, derisa janë në fazën e rikuperimit nga lëndimet, shkruan Zëri.info.

Dyshja është kthyer në 'Valdebebas' që prej javës së kaluar, por sot për herë të parë, ata janë parë duke vrapuar.

Image

Padyshim ky është një lajm i mirë për tifozët e Real Madridit, të cilët shpresojnë se Hazard dhe Asensio do të kthehen në aksion para përfundimit të edicionit.

Lajm negativ është mungesa e Sergio Ramos, i cili punoi në palestër, dhe ai nuk pritet të luajë në Kupën e Mbretit ndaj Unionistas.

Karim Benzema ka stërvitur pa ndonjë problem, ashtu si James Rodriguez dhe Gareth Bale, ani pse kjo treshe nuk ishin në skuadër për udhëtimin në Sevilla./Zëri.info