'Blick' me lajm të madh për Edon Zhegrovën dhe Kemal Ademin

'Blick' me lajm të madh për Edon Zhegrovën dhe Kemal Ademin

Sport January 20, 2020 - 23:04

Trajneri i Baselit, Marcel Koller mund të përballet me disa probleme në ndeshjen e radhës kundër kampionit në fuqi të Zvicrës, Young Boys.

E gjithë kjo vjen për shkak se Koller ka shumë futbollistë të lënduar, e disa të pezulluar, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, mediumi zviceran 'Blick' ia ka gjetur dy zëvendësime Kollerit.

Image

Bëhet fjalë për dy futbollistët nga Kosova, Edon Zhegrova dhe Kemal Ademi.

"Në ndeshjen e fundit, Edon Zhegrova luajti mjaft mirë dhe shënoi një gol, si dhe dhuroi një asistim", shkruan mediumi zviceran për ish-futbollistin e Prishtinës.

Image

Kurse, te Kemal Ademi kanë munguar fjalët e mira, për shkak të minutazhës së ultë dhe rënies së formës./Zëri.info