ZYRTARE: Skënder Shengyli emërohet trajner te skuadra e madhe kosovare

ZYRTARE: Skënder Shengyli emërohet trajner te skuadra e madhe kosovare

Sport January 20, 2020 - 23:36

Trajneri i mirënjohur kosovar, Skënder Shengyli i është rikthyer punës, raporton Zëri.info.

"Timonieri" prizrenas është emëruar trajner i Lirisë së Prizrenit, skuadër e cila në këtë edicion po garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Lajmi konfirmohet për Zëri.info nga vet Shengyli.

"Sonte jam emëruar trajner i Lirisë. Shpresojë se do t'i arrijmë objektivat që i kemi", tha Shengyli për Zëri.info të hënën mbrëma.

Ai ka nisur që t'i kontaktojë disa futbollistë në mënyrë që të bëhet një skuadër e fortë për elitë në pranverë.

Image

Shengyli gjatë karrierës së tij e ka drejtuar disa herë Lirinë.

Ai ka punuar edhe te Vëllaznimi, Ballkani e Prishtina në të kaluarën.

Liria do ta nis stinorin pranveror nga pozita e tretë me 26 pikë të grumbulluara, dy më pak se lideri Besa e Pejës. /Zëri.info