Befason trajneri i McGregor, tregon kundërshtarin e preferuar për luftën e radhës së irlandezit

Befason trajneri i McGregor, tregon kundërshtarin e preferuar për luftën e radhës së irlandezit

Sport January 21, 2020 - 10:14

Trajneri i Conor McGregor, John Kavanagh shpreson se ylli i UFC-s do ta vonojë revanshin me Khabib Nurmagomedov për t’u rrahur me Justin Gaethje.

Kavanagh ishte në shënjestrën e McGregor pas rikthimit të irlandezit në oktagon të shtunën, shkruan Zëri.info.

Iu deshën vetëm 40 sekonda McGregorit për ta mposhtur Donald Cerronen me nokaut teknik në Las Vegas, 13 muaj pas përballjes së fundit.

31-vjeçari tani synon ta kthej titullin e kampionit nga Nurmagomedov, por Kavanagh mendon se një përballje me Gaethje do të kishte më shumë kuptim.

“Justin Gaethje. Ky do të ishte i preferuari im personal”, tha Kavanagh kur u pyet nga ‘ESPN’ për përballjen e radhës së McGregor.

Kur u pyet pse, ai shtoi: “Sepse është një përballje interesante. Asnjëri prej tyre nuk ka ndërruar kategori”./Zëri.info

Image