Një vit pas rrëzimit të avionit, zbulohet mesazhi i papritur i Emiliano Sala pas largimit nga Nantes

Një vit pas rrëzimit të avionit, zbulohet mesazhi i papritur i Emiliano Sala pas largimit nga Nantes

Sport January 21, 2020 - 10:25

Futbollisti i ndjerë, Emiliano Sala i kishte thënë një mikut të tij se ndihej i detyruar të largohej nga Nantes, disa ditë para se të vdiste në një incident ajror.

28-vjeçari argjentinas dhe piloti David Ibbotson, 59-vjeçar, ndërruan jetë në avionin, që ishte duke e dërguar Salan në skuadrën e tij të re, Cardiff City, më 21 janar të vitit 2019, shkruan Zëri.info.

‘BBC’ raporton se ka informata se Sala nuk ndihej i respektuar te Nantes, por që klubi francez nuk ka dashur t’i komentojë këto zëra.

Të martën, sot, në Nantes dhe Kardif do të mbahet një ceremoni përkujtimore për Sala dhe Ibbotson, një vit pasi avioni i tyre u rrëzua në Kanalin Anglez.

Sala kishte arritur marrëveshje me Cardiff për shumën e 15 milionë eurosh, transferim i cili nuk u realizua kurrë./Zëri.info

Image