Protestat ndaj gjyqtarit i dalin 'dardhë me bisht' futbollistëve të Manchester Unitedit

Protestat ndaj gjyqtarit i dalin 'dardhë me bisht' futbollistëve të Manchester Unitedit

Sport January 21, 2020 - 10:43

Manchester Unitedi është futur në procedurë disiplinore nga Federata e Futbollit të Anglisë për shkak të disa veprimeve të pa lejuara të futbollistëve në ndeshjen e së dielës në Premierligë ndaj Liverpoolit.

Futbollistët e Manchester Unitedit kundërshtuan gjyqtarin Craig Pawson me të madhe pas ndërhyrjes së Virgil van Dijk në portierin David de Gea gjatë një dueli ajror, shkruan Zëri.info.

Roberto Firmino shënoi gol, por më pas ky gol u anulua pas konsultimit me VAR-in.

De Gea ishte ndëshkuar me karton të verdhë nga Pawson për shkak të protestave të saj.

Manchester Unitedi pësoi humbje 2:0 nga Liverpooli, duke regjistruar dy humbje në tri ndeshjet e fundit në kampionat./Zëri.info