Super-aksion, super-gol, Migjen Basha ‘bombardon’ portën në Australi

Sport January 21, 2020 - 11:44

Pas një karriere të pasur e me shumë klube në Evropë, Migjen Basha po e shijon aventurën e tij në Australi.

Mesfushori nga Kosova u transferua te Melbourne nga klubi grek, Aris, në shtatorin e vitit të kaluar, shkruan Zëri.info.

Ai e ka gjetur mjaft mirë veten në Australi, ku ka luajtur në 18 ndeshje në të gjitha garat, si dhe ka kontribouar me dy gola.

Golin e tij të fundit, Basha e shënoi sot në ndeshjen e Kupës kundër Bali United.

Pas një kombinimi të mirë të skuadrës, 33-vjeçari shënoi për mrekulli në portën kundërshtare.

Për më shumë, ju ftojmë ta shikoni videon e mëposhtme./Zëri.info