Donjeta Sadiku e mrekullueshme në Bullgari, e mposhtë me lehtësi boksieren greke

Donjeta Sadiku e mrekullueshme në Bullgari, e mposhtë me lehtësi boksieren greke

Sport January 21, 2020 - 12:17

Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në turneun e madh ndërkombëtarë “Strandja” në boks.

Boksieria nga Kosova mposhti kundërshtaren greke, Pita Nikoleta me rezultat 5-0, verdikt ky final nga gjyqtarët e duelit.

Donjeta është në rrugë të mirë për të siguruar tjetër medalje në kategorinë 60 kilogram.

Triumfin e Sadikut e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Boksit, Latif Demolli përmes një postimi në Facebook.