Jose Mourinho flet për të ardhmen e Eriksenit

Jose Mourinho flet për të ardhmen e Eriksenit

Sport January 21, 2020 - 20:49
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho është pyetur për të ardhmen e mesfushorit Christian Eriksen në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Norwichit, transmeton zeri.info

Ai nuk ka thënë ndonjë gjë konkrete, derisa ka shtuar se mesfushori do të jetë në skuadër për sfidën e nesërme.

“Në lidhje me Eriksenin, ai është ftuar për ndeshjen e nesërme. Ai do të luajë nesër”, ka thënë Eriksen.

Së fundmi është raportuar se Erikseni është shumë afër kalimit te Interi.

Klubi italian ka arritur marrëveshje me lojtarin, derisa ende nuk është marrë vesh me londinezët për çmimin e danezit./Zëri