Manchester City triumfon me vështirësi ndaj Sheffieldit

Manchester City triumfon me vështirësi ndaj Sheffieldit

Sport January 21, 2020 - 22:23

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Sheffield Unitedit në xhiron e 24-t të ligës angleze, shkruan zeri.info

Ekipi i Pep Guardiolas triumfoi minimalisht 1:0 në udhëtim te Sheffieldi.

Golin e vetëm për mysafirët në këtë takim e realizoi Sergio Aguero në minutën e 87-të.

Me këtë fitore Manchester City tash ka 51 pikë në vendin e dytë, 13 më pak sesa Liverpooli në vendin e parë, që ka dy takime më pak të zhvilluara./Zëri