Ky është 'kickboksieri' që u arrestua për vrasjen e shqiptarit në Londër

Ky është 'kickboksieri' që u arrestua për vrasjen e shqiptarit në Londër

Sport January 22, 2020 - 10:35

Një ‘kikboksier’ nga Suedia është arrestuar për vrasjen brutale të ‘’mbretit” shqiptar të drogës Flamur Beqiri i cili u vra natën e krishtlindjeve, në sy të gruas së tij dhe djalit të mitur, në jug të Londrës.

Anis Hemissi, 22 vjeç, u arrestua në aeroportin e Kopenhagenit të hënën gjatë natës, ku burimet e policisë në Suedi thanë që Hemissi, nga Malmo, është ndaluar pasi kishte urdhër arresti ndërkombëtar.

Pikërisht nga vendlindja e këtij 22 vjeçari, i ndjeri Flamur Beqiri ishte larguar në vitin 2016 për shkak se kishte marrë një kërcënim me vdekje.

Ndërkohë sipas hetimeve të deritanishme, vrasja lidhet me një përfshirje të Flamur Beqirit në një luftë bandash me kriminelë nga Afrika e Veriut.

Një person besohet të ketë mbajtur Beqirin nën vëzhgim përpara se ta qëllonte, ndërsa ishte kthyer në shtëpi me gruan Debora dhe djalin e tyre në mbrëmjen e 24 dhjetorit.

Image