Shikoni çfarë kanë bërë dy futbollistët serbë të Jagiellonias për ndeshjen ndaj Ballkanit dje

Shikoni çfarë kanë bërë dy futbollistët serbë të Jagiellonias për ndeshjen ndaj Ballkanit dje

Sport January 22, 2020 - 11:57

Për serbët, urrejtja ndaj Kosovës është mbi të gjitha. Madje edhe kur bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore.

Dy futbollistët e Jagiellonias, Ognjen Mudrinski dhe Mile Savkovic, në mënyrë të pabesueshme kanë refuzuar të paraqiten ndaj Ballkanit në miqësoren e zhvilluar dje në Turqi.

Mudrinski e ka konfirmuar këtë lajm, duke thënë se vendimin e morën pas bashkëbisedimit edhe me shtabin teknik.

“Së bashku me stafin teknik ne kemi vendosur që të mos e luajmë këtë ndeshje”, deklaroi Mudrinski.

Image

Ata ndoqën hapat e shumë lojtarëve serbë, të cilët kryesisht pas presionit nga Beogradi, kanë refuzuar të luajnë ndaj Përfaqësueses së Kosovës apo ndaj skuadrave kosovare në Evropë.

Ndryshe, ndeshja e zhvilluar në Turqi dje u mbyll me barazim spektakolar, 3:3.

Golat për Ballkanin i realizuan Arbër Prekazi, Arbër Hoxha dhe Albin Krasniqi.

Image

Ekipi portokallezi bëri një paraqitje pozitive dhe pati mundësi të fitojë krejt ndeshjen.

Më poshtë sekuencat e takimit të publikuara nga Jagiellonia./Olle