Biznesmeni kosovar i del në ndihmë portierit Arben Beqiri që po vuan nga tumori

Biznesmeni kosovar i del në ndihmë portierit Arben Beqiri që po vuan nga tumori

Sport January 22, 2020 - 14:29
‘Gardiani’ nga Mitrovica, po vuan nga tumori ndërkohë që duhet t’i nënshtrohet terapive. Trepça ’89 ka njoftuar se biznesmeni Agron Zeneli, i cili vepron në Gjermani e ka ndihmuar portierin Arben Beqiri me 1 mijë euro

Klubi nga Mitrovica, Trepça ’89 ka njoftuar se biznesmeni Agron Zeneli, i cili vepron në Gjermani e ka ndihmuar portierin Arben Beqiri me 1 mijë euro, raporton Zëri.info.

‘Gardiani’ nga Mitrovica, po vuan nga tumori ndërkohë që duhet t’i nënshtrohet terapive.

“Biznesmeni e suksesshëm nga Gjermania z. Agron Zeneli e falënderon kryesia dhe stafi i Klubit KF Trepça’89 për kontributin e dhënë” shkruhet në njoftimin e klubit mitrovicas, përcjell Zëri.info.

Kujtojmë se edhe Shoqata e Futbollitëve të Kosovës është aktivizuar së fundmi për ti dal në ndihmë Beqirit.

Njoftimi I Trepçës ’89 pa ndëryrje

Klubi KF Trepça’89 i falenderohët Biznismenit Mitrovicas i cili operon në Gjermani i cili i doli në ndihmë klubit. Gjithashtu biznismeni z. Agron Zeneli së fundi i doli në ndihmë edhe poriterit tonë Arben Beqiri me një shumë 1000 euro.

Biznismenin e sukseshëm nga Gjermania z. Agron Zeneli e falenderon kryesia dhe stafi i Klubit KF Trepça’89 për kontributin e dhënë.

Me Respekt

Kryesia e KF Trepça’89 FC

Presidenti z. Abedin Zeka Beki

 

Image