Gjilani ia ‘tregon vendin’ skuadrës ruse dhe sqaron incidentin e mëparshëm

Gjilani ia ‘tregon vendin’ skuadrës ruse dhe sqaron incidentin e mëparshëm

Sport January 22, 2020 - 14:36

Gjilani ka zhvilluar në mesditën e sotme një ndeshje miqësore me skuadrën nga Rusia, Yenisey Kraonyarsk, ku ka fituar me rezultat minimal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për gjilanasit e shënoi Darko Nikac, prurja e re e trajnerit Gentjan Mezanit për këtë afat kalimtar, shkruan Zëri.info.

Në ndeshjen e sotme, skuadra ruse nuk u tregua aspak korrekte pasi në transmetimin direkt të ndeshjes në ‘YouTube’, e kishte paraqitur Gjilanin si skuadër serbe.

Image

Megjithatë, Gjilani nuk qëndroi duarkryq dhe kërkoi nga klubi rus ta përmirësonte gabimin, në të kundërtën ndeshja do të ndërpritej.

Para pak çasteve, Gjilani përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’, reagoi duke treguar edhe kontratën e nënshkruar mes klubeve në fjalë.

Reagimi i plotë nga Gjilani:

Gjilani po zhvillon ndeshje miqësore kundër skuadrës ruse Yenisey Krasonyarsk.Gjatë transmetimit të ndeshjes zyrtarë të klubit rus e kishin etiketuar në kanalin e tyre në “Youtube”, Gjilanin si klub nga Serbia.

Në marrëveshjen e ndeshjes të nënshkruara nga zyrtarë nga dy skuadrat, figurojnë vendet e origjinës së skuadrave të pranuara për zhvillimin e sajë, nga ku skuadra e Gjilanit mjaftë qartë figuron si ekip nga Kosova dhe ekipi rus kishte pranuar zhvillimin e takimit.

Pas reagimit të zyrtarëve të klubit të Gjilanit nga ku dhe u shqyrtua mundësia e ndërprerjes së takimit, zyrtarë të klubit të Yenisey e përmirsuan gabimin e bërë gjatë transmetimit, duke e ndërruar vendin e origjinës së klubit tonë dhe tani figuron ekip nga Kosova”./Zëri.info