Faqja e ‘DFB-Pokal’ e kujton ‘perlën’ e Milot Rashicës

Faqja e ‘DFB-Pokal’ e kujton ‘perlën’ e Milot Rashicës

Sport January 22, 2020 - 15:55

Milot Rashica është njëri ndër futbollistët më të përmendur në futbollin e Gjermanisë e më gjerë.

Futbollisti nga Kosova ka shkëlqyer në Bundesliga këtë edicion, si dhe në Kupën e Gjermanisë, të njohur ndryshe si ‘DFB Pokal’, shkruan Zëri.info.

Sot, përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, faqja zyrtare e ‘DFB-Pokal’ ka kujtuar golin e yllit të Kosovës në ndeshjen kundër Heidenheimit.

Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për fazën 1/16-ta e finales, derisa Werder Bremeni i 23-vjeçarit vushtrrias kishte fituar me rezultat 4:1.

Rashica kishte shënuar një gol të bukur në minutën e gjashtë të kësaj ndeshjeje./Zëri.info