Ferizaj – KEK-u, përfundon ndeshja me rezultat befasues

Ferizaj – KEK-u, përfundon ndeshja me rezultat befasues

Sport January 22, 2020 - 16:11
Ekipi nga Kastrioti ka befasuar ferizajasit, duke i mundur ata me rezultat të pastër, 2:0. Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin me bari natyral në qytetin e Ferizajt

Skuadra e Ferizajt në Superligë dhe KEK-u në Ligën e Parë e kanë zhvilluar një takim miqësor sot në kuadër të përgatitjeve para-sezonale.

Ekipi nga Kastrioti ka befasuar ferizajasit, duke i mundur ata me rezultat të pastër, 2:0.

Golat për KEK-un i shënuan Besart Dushi dhe transferimi i ditës, Taulant Avdyli.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin me bari natyral në qytetin e Ferizajt.

Ekipi i Bekim Isufit nuk është kompletuar ende, pasi që ka paralajmëruar disa transferime në afatin kalimtar të janarit.

Dy ekipet synojnë mbijetesën në Superligë respektivisht Ligën e Parë, ani pse “Elektricistët” mund të bëjnë edhe më shumë se thjeshtë ekzistenca.