Ismet Caka befason me skuadrën e re

Ismet Caka befason me skuadrën e re

Sport January 22, 2020 - 16:14
Ismet Caka ka luajtur së fundmi me Vushtrrinë, kurse më herët ishte pjesë edhe e klubeve të Drenicës e Trepçës

Mbrojtësi i njohur i Superligës, Ismet Caka, do të veshë fanellën e Vllaznisë së Pozheranit në stinorin pranveror.

Gazeta Olle mëson se Caka ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit nga Pozherani, dhe prezantimin do ta bëjë në ditët në vijim.

Caka ka luajtur së fundmi me Vushtrrinë, kurse më herët ishte pjesë edhe e klubeve të Drenicës e Trepçës.

Tek Vllaznia nga Vushtrria kanë kaluar edhe Petrit Tahiri, Kujtim Pantina e Rinor Karaqa.

Vllaznia më herët ka emëruar në krye të shtabit teknik, trajnerin Erdin Hashani.

Synimet e këtij klubi janë mbijetesa në Ligën e Parë.