Torreira zbuloi tatuazhin e tij të ri ndaj Chelseat, kjo është domethënia e veçantë e tij

Torreira zbuloi tatuazhin e tij të ri ndaj Chelseat, kjo është domethënia e veçantë e tij

Sport January 22, 2020 - 16:23
Detajet

Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira ka zbuluar tatuazhet e tij të reja në barazimin ndaj Chelseat mbrëmë, transmeton zeri.infp

Ylli uruguaian luajti 90 minuta të plota në barazimin 2:2 në “Stamford Bridge” të martën.

Por, edhe para ndeshjes, tifozët vërejtën diçka më ndryshe te Torreira.

Derisa vraponte në fushë për të bërë ngrohjen, u dallua tatuazhi i tij i ri në këmbën e majtë.

Krahas disa tatuazheve të tjera, padyshim që më e rëndësishja ishte ai i nënës së tij.

Ai ka një lidhje të fortë me nënën e tij dhe ka vendosur ta bëj tatuazh portretin e saj./Zëri

Image

Image

Image