Futbollisti ndërron jetë pas përpjekjes së grabitjes me armë, arrestohen dy persona

Futbollisti ndërron jetë pas përpjekjes së grabitjes me armë, arrestohen dy persona

Sport January 23, 2020 - 10:10

Një futbollist i kolegjit 'Comeaux' në Lafayette ka ndërruar jetë pas një grabitje me armë.

17-vjeçari ka ndërruar jetë mbrëmë, shkruan Zëri.info.

Policia e Lafayette raporton se ata gjetën futbollistin Carter të plagosur me armë zjarri në automjetin e tij.

Dy adoleshentë të moshës 13 dhe 14-vjeçarë janë arrestuar dhe janë duke u akuzuar për vrasjen në fjalë.

Identiteti i tyre ende s'është bërë i ditur, por ata akuzohen edhe për grabitje të armatosur./Zëri.info

Image