Milani triumfon, hero është prapë kroati

Milani triumfon, hero është prapë kroati

Sport January 24, 2020 - 22:45
Edhe në këtë sfidë ngjashëm si në atë të javës së kaluar kundër Udineses hero ishte kroati Ante Rebic

Milani ka shënuar fitoren e tretë me radhë në Serie A. Këtë herë viktimë e skuadrën kuqezi ishte Brescia të cilën e mposhti në shtëpi të vetë me rezultat 1:0.

Edhe në këtë sfidë ngjashëm si në atë të javës së kaluar kundër Udineses hero ishte kroati Ante Rebic, shkruan Zëri.info.


Rebic realizoi golin e vetëm në minutën e 71-të, pasi në fushë ishte inkuadruar nga banka rezervë.

Pas kësaj fitore Milan ngjitet në pozitën e 6 me 31 pikë por që ka një ndeshje më shumë sesa Cagliari që është në pozitën e 7 dhe ka vetëm një pikë më pak. /Zëri.info