Klopp jep lavde për Shaqirin por vazhdon të mos i besojë

Klopp jep lavde për Shaqirin por vazhdon të mos i besojë

Sport January 25, 2020 - 11:05
Shaqiri këtë vit ka luajtur shumë pak

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se trupi i Xherdan Shaqirit është plotësisht i ndryshëm nga trupi i lojtarëve të tjerë që ai i ka parë, duke shtuar se muskujt e përfaqësuesit zviceran me origjinë nga Kosova janë të pabesueshëm.

Klopp ka thënë se e kupton se Shaqiri mund të jetë i irrituar nga lëndimi i tij i fundit, që nuk është ndonjë lëndim serioz, mirëpo thotë se nuk do ta rrezikojë futbollistin deri sa ta gjejë një zgjidhje që ai të mos përballet më me këtë lëndim.

“Deri më tani, lëndimet s’kanë qenë të mëdha, por kanë qenë të mjaftueshme për ta lënë atë jashtë ndeshjeve. Unë mund ta imagjinoj që për të ka qenë shumë irrituese, por s’ka qenë mirë as për ne. Ne po punojmë në këtë gjë. Nuk duam ta sjellim një situatë ku këto gjëra ndodhin vazhdimisht, por deri më tani nuk e kemi gjetur 100 për qind zgjidhjen e duhur. Kështu që, duhet të presim për ta parë. Gjithsesi, ai është një lojtar shumë i veçantë në disa aspekte të ndryshme. Trupi i tij është i ndryshëm nga kushdo tjetër që e kam parë, muskujt e tij janë të pabesueshëm”, ka thënë Klopp.

Shaqiri këtë vit ka luajtur shumë pak dhe gjasat janë të mëdha që ai të largohet nga Liverpooli.