Skuadra e Superligës e pikëlluar me vdekjen tragjike të doktorit Gjon Gjidoda

Skuadra e Superligës e pikëlluar me vdekjen tragjike të doktorit Gjon Gjidoda

Sport January 25, 2020 - 11:29
Lajmi për vdekjen e tij e ka prekur edhe klubin e Superligës së Kosovës

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Balincë të Malishevës.

I vdekur ka mbetur Gjon Gjidoda, doktor në qytetin e Klinës. 40 vjeçari për shumë vite shërbeu si mjek në ambulancën e komunës së tij

Lajmi për vdekjen e tij e ka prekur edhe skuadrën e Superligës së Kosovës, Dukagjini e cila ka shprehur ngushëllime për familjen Gjidoda.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e hershme të Dr.Gjonit, një njeri me vlera të larta morale dhe profesionale një shembull i së mirës dhe së drejtës. Drejtori,stafi dhe i gjithë klubi i Dukagjinit i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Gjidoda”, ka shkruar skuadra e Dukagjinit në Facebook. /Zëri.info

Image