Krizë te Milani, lojtari përplaset me trajnerin

Krizë te Milani, lojtari përplaset me trajnerin

Sport January 25, 2020 - 12:13

Milani ka nisur të kthej formën e mirë, derisa mbrëmë arriti ta shënojë fitoren e tretë me radhë, gjë e cila ka kohë që nuk ka ndodhur.

Skuadra kuqezi e mposhti Brscian megjithatë, duket se jogjithçka është në rregull te Milani.

Mesfushori brazilian Lucas Paqueta nuk ishte as në bankinë, pasi nuk u grumbullua fare me kuqezinjtë, pasi ai kishte një përplasje me trajnerin, kjo për shkak të hapësirave dhe kërkesa e tij është të largohet.

Image

Vullneti i lojtarit është që të shkojë në një kampionat të nivelit të lartë evropian, ose të kthehet në Brazil.

“Nuk ka asnjë problem me të. Ai pati një konfrontim me trajnerin dhe nuk u thirr për këtë ndeshje. Ne po e llogarisim atë si pjesë të Milanit”, ka thënë për “Sky Sport”, Frederic Massara.