Ndërron jetë ish-basketbollisti 39-vjeçar

Ndërron jetë ish-basketbollisti 39-vjeçar

Sport January 26, 2020 - 13:12
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-ylli britanik i NBA-së, Robert Archibald ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 39-vjeçare, transmeton zeri.info

Gjatë karrierës së tij skocezi kishte luajtur për klube si Memphis, Orlando, Phoenix dhe Toronto.

Ndërkohë para se të shkonte në ShBA karrierën e tij e kishte filluar te Dunfermline Reign.

Archibald gjithashtu përfaqësoi Skocinë dhe Britaninë e Madhe në Lojërat Olimpike gjatë karrierës së tij.

Pas aventurave në Amerikë, ai luajti edhe për disa klube në Spanjë, Ukrainë dhe Itali para se të pensionohej në 2012-n./Zëri

Image