Infektuar: 1123
Shëruar: 847
Vdekur: 30
Fundi dramatik i derbit Napoli - Juventus, goli i vonshëm i CR7 nuk mjafton

Fundi dramatik i derbit Napoli - Juventus, goli i vonshëm i CR7 nuk mjafton

Sport January 26, 2020 - 22:40

Kryendeshja e javës së 21-të në kampionatin elitar italian, Serie A, i ka takuar Napolit.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'San Paolo', Napoli ka regjistruar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme, shkruan Zëri.info.

Skuadra e Gennaro Gattusos pas eliminimit të Lazios në Kupën e Italisë, e ka mposhtur Juventusin me rezultat, 2:1.

Image

Piotr Zielinski ('63) dhe Lorenzo Insigne ('86) shënuan golat për Napolin.

Kurse, për Juventusin shënoi i zakonshmi Cristiano Ronaldo në minutën e 90-të të ndeshjes.

Me fitoren e sotme, Napoli ngritet në vendin e dhjetë në tabelë me 27 pikë.

Image

Kurse, Juventusi mbetet lider me 51 pikë të tubuara./Zëri.info