Munishi për vdekjen e Kobe Bryant: Jemi qënie njerëzore, e kam përjetuar shumë rëndë këtë

Munishi për vdekjen e Kobe Bryant: Jemi qënie njerëzore, e kam përjetuar shumë rëndë këtë

Sport January 26, 2020 - 23:00

Bota e sportit është e pikëlluar pas lajmit që Kobe Bryant ka ndërruar jetë në moshën 41 vjeçare.

Bryant, vdiq në një aksident me helikopter privat në Kaliforni në orët e hershme të së dielës (ora lokale), shkruan Zëri.info.

Të gjithë personat që ishin në bord kanë vdekur.

Bryant njihet si njëri ndër lojtarët më të mirë të basketbollit në histori.

Vdekjen e Bryant e ka komentuar edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, i cili thotë se e ka përjetuar shumë rëndë këtë moment.

"Jemi qenie njerëzore lindim dhe vdesim. Koni Brayant ka mundur që t'i jap shumë basketbollit. Thënë të drejtën e kam përjetuar edhe më rëndë pasi që me të ishte edhe vajza e tij", ka thënë Munishi në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

Image