Postimi emocional i Barack Obamas pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant

Postimi emocional i Barack Obamas pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant

Sport January 26, 2020 - 23:34

E gjithë NBA-ja dhe e gjithë bota po vajtojnë vdekjen e Kobe Bryant.

Kampioni i shkëlqyeshëm dhe asi i basketbollit që ishte frymëzim për shumë njerëz, vdiq sot pas një aksidenti të helikopterit të tij, derisa ishte duke udhëtuar me vajzën e tij, e cila gjithashtu vdiq, shkruan Zëri.info.

Lajmi bëri jehonë në mbarë planetin, edhe tek ata që kishin dëgjuar pak për Bryant.

Edhe ish-presidenti i Amerikës, Barack Obama është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Kobes.

Përmes një postimi në rrjetin social 'Twitter', Obama ka dërguar lutje për të dhe familjen e tij.

“Kobe ishte legjendë në parket dhe sapo kishte nisur atë që mund të vlerësohet si akti i dytë. Humbja e Giannas është edhe më e rëndë për ne si prindër. Michelle dhe unë iu dërgojmë dashuri dhe lutje për Vanessan dhe familjen Bryant në një ditë të pabesueshme”, ka shkruar Obama./Zëri.info