Munishi: Kupa 'Nëna Terezë' e fiton vlerën e madhe nëse realizohet ky fakt

Munishi: Kupa 'Nëna Terezë' e fiton vlerën e madhe nëse realizohet ky fakt

Sport January 26, 2020 - 23:39

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, e vlerëson se pozitive idenë që të bëhet Kupa 'Nëna Terezë', për të cilën ka raportuar ekskluzivisht javë më parë gazeta "Zëri". 

Munishi vlerëson se kjo Kupë mund të jetë një hap drejt bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës në një ligë. 

"Kupa 'Nëna Tërezë' do të ketë vlerë të madhe nëse fituesi del në arenën ndërkombëtare. Kjo është shumë e rëndësishme", deklaroi Ismet Munishi. 

"Është një kompeticion interesant që mund të ketë sukses. Dihet se UEFA i përkrah projektet që janë në te mirë te futbollit. Kjo ide mund të jetë edhe një hapë drejt bashkimit të ligës së Kosovës dhe Shqipërisë. E kemi parë se edhe Holanda dhe Belgjika po duan që ta bëjnë ligën e përbashkët në mënyrë që ta rrisin rivalitetin", ka deklaruar Ismet Munishi, për Dueli Sportiv, përcjell Zëri.info. 

Për projektin në fjalë ka folur edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe ai i FFK-së Agim Ademi të cilët kanë konfirmuar se projektin e kanë dorëzuar në UEFA. 

Federatat synojnë që të kërkounë nga UEFA që fituesi i kësaj Kupe ta sigurojë një vend në Ligën e Evropës. /Zëri.info