Skena që 'ngriu' zemrat e të gjithëve në ndeshjen e NBA-s për nder të Kobe Bryant

Skena që 'ngriu' zemrat e të gjithëve në ndeshjen e NBA-s për nder të Kobe Bryant

Sport January 26, 2020 - 23:43

Kobe Bryant ka ndërruar jetë, dhe akoma është e vështirë të 'gëlltitet' ky fakt.

Shumica e ndeshjeve në NBA sot filluan me një pikëllim të thellë, shkruan Zëri.info.

Basketbollistët e Houston janë parë duke qarë para se të dilnin në fushë në ndeshjen ndaj Denverit.

Image

Aty u pa një skenë që do të mbetet përgjithmonë e gdhendur si shprehje e respektit maksimal për ikonën e NBA-s, Kobe Bryant.

Përkatërisht, lojtarët e të dyja skuadrave ranë dakord që aksioni i parë të ishte nder të Bryant, duke e mbajtur topin për 24 sekonda, në nder të numrit të fanellës së tij.

Lojtarët e San Antonios qëndruan në këmbë dhe më pas të gjithë duartrokitën./Zëri.info