Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Dashuria e tepërt për helikopterët, ish-menaxheri i Lakers rrëfen tmerrin: Kobe Bryant fiku motorrin në mes të qiellit

Dashuria e tepërt për helikopterët, ish-menaxheri i Lakers rrëfen tmerrin: Kobe Bryant fiku motorrin në mes të qiellit

Sport January 26, 2020 - 23:57

Kobi Brajan kishte dobësi për fluturimet me helikopter. Kjo gjë që është transmetuar për vite me radhë nga mediat amerikane, ku ylli i basketbollit fluturonte vazhdimisht me helikopter brenda Kalifornisë.

Madje, ai rrezikonte dhe jetën e personave të tjerë duke provuar manovra të ndryshme.

Ish-menaxheri i përgjithshëm i Los Anxhelos Lejkërs Rob Pelinka rrëfen tmerrin që përjetonte sa herë që Brajan luante me rrezikun.

Image

Njëherë, fituesi i 5 titujve kampionë të NBA-t, i kërkoi pilotit të kryente manovra ushtarake me helikopterin si dhe njëherë fiku motorrin kur po fluturonin.

“Në ato momente më kaloi jeta para syve. Për pak sa nuk pësova infarkt. Kobi rrinte ulur dhe i qetë”, rrëfen Pelinka.

41-vjeçari fluturonte shpesh me helikopter sa herë që skuadra e tij Los Anxhelos Lejkërs zhvillonte ndeshje kampionati. Duket mania për të fluturuar me helikopter i kushtoi jetën atij dhe vajës së tij.

Policia e Los Anxhelosit konfirmoi se pas përplasjes së një helikopteri në territorin e Kalifornisë, u gjetën 5 persona të vdekur. Autoritetet konfirmuan se mes viktimave ishte ylli i sportit Kobi Brajan. Disa orë pas lajmit tragjik, edhe vajza e tij Xhana Mari Brajan u deklarua e vdekur nga autoritetet amerikane./Panorama

Image