U raportua se ka probleme mes tij dhe Mourinhos, flet Ndombele

U raportua se ka probleme mes tij dhe Mourinhos, flet Ndombele

Sport January 27, 2020 - 10:41
Lajmet e fundit nga sporti

Mesfushori i Tottenhamit, Tanguy Ndombele ka hedhur poshtë zërat që thonë se ai ka pasur probleme me trajnerin Jose Mourinho, transmeton zeri.info 

Transferimi rekord i klubit londinez ka vuajtur nga lëndimet gjatë kohës së Mourinhos në krye të skuadrës.

Madje, strategu portugez kishte thënë se ai është i lënduar gjithmonë.

“Ai është gjithmonë i lënduar. Ai është i lënduar, ai nuk është i lënduar, ai luan një ndeshje. Është e njëjta që prej fillimit të edicionit”, ishte shprehur Mourinho. Por, ai ka thënë se nuk ka asnjë problem me trajnerin.

“Miqtë e mi më treguan për këtë, ne qeshëm me këtë. Nuk ka asnjë problem me trajnerin”, është shprehur Ndombele./Zëri