Para një muaji Bryant kishte qenë dëshmitar i një aksidenti në Kaliforni, ky ishte gjesti i jashtëzakonshëm i tij

Para një muaji Bryant kishte qenë dëshmitar i një aksidenti në Kaliforni, ky ishte gjesti i jashtëzakonshëm i tij

Sport January 27, 2020 - 11:43
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda e NBA-së, Kobe Bryant ka ndërruar jetë të dielën në moshën 41-vjeçare, transmeton zeri.info

Ish-ylli i Los Angeles Lakers u përfshi në një aksident me helikopter në Kalabasas në mëngjesin e djeshëm.

Përveç ish-basketbollistit në helikopter ishte edhe vajza e tij, Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

Ndërkohë, para një muaji Bryant ishte parë duke i ndihmuar disa njerëz të cilët ishin përfshirë në një aksident automobilistik në Kaliforni.

Pamjet tregojnë se si Bryant kishe qëndruar rrotull aksidentit për të biseduar me ata që ishin të tronditur.

Bryant u pensionua nga basketbolli në vitin 2016, derisa konsiderohet si njëri prej basketbollistëve më të mëdhenj në histori të këtij sporti./Zëri