Kobe Bryant u 'tradhëtua' nga prindërit: Ata nuk i erdhën në dasmë, por kjo nuk është më e keqja që bënë

Kobe Bryant u 'tradhëtua' nga prindërit: Ata nuk i erdhën në dasmë, por kjo nuk është më e keqja që bënë

Sport January 27, 2020 - 17:58

Basketbollisti legjendar, Kobe Bryant ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare me vajzën e tij, Gianna, dhe shtatë të tjerë pas rrëzimit të helikoperit në malet e Kalabasas, në Kalifornia.

Pas vdekjes së Kobes, bota e basketbollit u shokua, pasi ai ishte një sportist që la gjurmë brez pas brezi dhe ishte tejet i dashur nga të gjithë, shkruan Zëri.info.

Image

Megjithatë, edhe pse gjithçka në jetën e Bryant dukej e përsosur, me familjen, gruan dhe vajzat e tij, ai kishte shumë probleme me prindërit e tij.

Image

Bryant lindi më 23 gusht 1978 në Filadelfia, nga prindërit e tij, Pem dhe Joe, të cilit kishin edhe dy vajza tjera.

Image

Sigurisht, prindërit fillimisht e mbështetën atë në karrierë, por më pas u shfaqën problemet e para, kur Kobe dëshironte të martohej me Vanessan.

Kulmi i problemeve u shfaq kur Pem dhe Joe vendosën të shesin paisje të vlefshme sportive nga karriera e djalit të tyre, pa dijeninë e tij, me qëllim blerjen e një shtëpie të re.

Image

Kjo ishte njëra nga arsyet që ata nuk ishin as në dasmën e Bryant, e cila ndodhi në vitin 2016. Sipas mediave amerikane, raportet e tyre ishin të ngurta dhe të ftohta.

Vanessa, dashuria e madhe e Kobe Bryant, për të cilën ai luftoi ashpër kundër të gjithëve

Image

Kobe takoi dashurinë e tij të madhe, atëherë kur Vanessa ishte 18-vjeçare, dhe pas tre vitesh, asaj i propozoi shpejt.

Në atë kohë, Pem, nëna e Kobe, nuk e mbështeti djalin e saj dhe për këtë arsye, prindërit dhe dy motrat, nuk morën pjesë në dasmën e tyre.

Pas shumë grindjeve dhe gjykimeve, ndodhi një pajtim

Image

Megjithatë, lindja e Natalias, vajza e parë e Kobe, ndikoi në pajtimin e madh që zgjati për një dekadë, deri në vitin 2013.

"Raportet tona janë një ëndërr. Unë do t'iu blej atyre një shtëpi të bukur", kishte thënë Kobe për 'ESPN' më parë.

Megjithatë, raportet mes palëve u prishën shpejt, dhe në ndeshjen lamtumirëse të Bryant, prindërit e tij nuk morën pjesë./Zëri.info