Grupet e tifozëve maqedonas bëhen bashkë për ndeshjen ndaj Kosovës

Grupet e tifozëve maqedonas bëhen bashkë për ndeshjen ndaj Kosovës

Sport January 27, 2020 - 19:45

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë ndeshjen gjysmë finale të Ligës së Kombeve me 26 mars 2020.

Kundërshtar i Dardanëve do të jetë kombëtarja fqinje, Maqedonia e Veriut, shkruan Gazeta Olle.

Në takimin që do të zhvillohet në stadiumin  “Toshe Proeski”, tifozët maqedonas tashmë kanë filluar organizimin.

Madje, shumë grupe tifozësh maqedonas kanë bërë një grumbullim duke u akorduar që të jenë të gjithë së bashku për ndeshje ndaj Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga faqja e njohur e tifozëve ballkanas ‘Balkanski navijaci’.

Në këtë takim të 26 marsit, prezent priten të jenë edhe mbi 3000 mijë tifozë nga Kosova, të cilët do marshojnë rrugëve të Shkupit.

Kurse mundësit për incidente do të jenë prezentë pasi në ditën e ndeshjes pritet të ketë edhe tifozë serb në kryeqytetin maqedonas.