Trepça ’89 i falënderon delegatët që e dhuruan mëditjen për portierin me tumor pas propozimit të Remzi Ejupit

Trepça ’89 i falënderon delegatët që e dhuruan mëditjen për portierin me tumor pas propozimit të Remzi Ejupit

Sport January 27, 2020 - 20:21
Kryetari i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi i propozoi delegatëve që mëditjen e marrë nga FFK për zhvillimin e Kuvendit ta dhurojnë për ta ndihmuar portierin e Trepçës ’89, Arben Beqiri, i cili së fundmi është diagnostifikuar me tumor

Sot gjatë Kuvendit Zgjedhor për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës – kryetari i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi i propozoi delegatëve që mëditjen e marrë nga FFK për zhvillimin e Kuvendit ta dhurojnë për ta ndihmuar portierin e Trepçës ’89, Arben Beqiri, i cili së fundmi është diagnostifikuar me tumor në lukth, shkruan Zëri.info.

Ky propozim i Remzi Ejupit u përshëndet nga delegatët me duartrokitje, por në fund jo të gjithë dhuran zarfet për ta ndihmuar portierin e njohur kosovar.

39-të delegatë hezituan t'i japin meditjet e tyre. 

Meditja e marrë nga delegatët për këtë Kuvend ishte 100 euro.

Klubi i Beqirit, Trepça ’89 i ka falënderuar që e kanë dhuruar mëditjen.

Postimi i Trepçës ’89 pa ndërhyrje në rrjetin social Facebook

KF Trepça’89 i falënderon përzemërsisht këta persona që sot ndihmuan portierine tonë Arben Beqiri me një shumë të mjeteve.

KF Trepça’89 është shumë mirënjohëse për këta persona që po i dalin në ndihmë portierit tonë në nevojë.

z.Remzi Ejupi

z. Abedin Zeka

z. Arsim Islami

z. Hajrullah Haxhiu

z. Ismet Begolli

z. Tahir Batatina

z. Avni Haxhiu

z. Arsim Kabashi

z. Gazmend Boshnjaku

z. Agron Mecinaj

z. Shemsedin Muhaxheri

z. Florim Zuka

z. Muharrem Sahiti

z. Rexhep Birinxhiku

z. Shaban Baholli

z. Shaqir Bujupi