'Dardanët' përforcohen para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në Shkup
FOTO: Laura Hasani

'Dardanët' përforcohen para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në Shkup

Sport January 27, 2020 - 21:55

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet pas dy muajsh.

Dy fqinjtë do të përballen mes vete në Shkup në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, raporton Zëri.info.

Tifo-grupi i Kosovës, "Dardanët" kanë marrë një mbështetje të madhe para kësaj ndeshjeje.

Ndonëse aktivitetin e tyre e kryejnë në Maqedoninë e Veriut, tifo-grupi tetovar, 'Ballistët' kanë vendosur ta mbështesin Kosovën në këtë takim.

Lajmi në fjalë është konfirmuar nga tifo-grupi i Kosovës, "Dardanët".

Njofimi i plotë nga "Dardanët":

Tifo-grupi nga Tetova – Ballistët, i bashkohen Dardanëve për ndeshjën gjysëm-finale kundër maqedonëve. Shqiptarët do pushtojnë rrugët e Shkupit, të enjtën e 26 marsit. Kosova në EURO2020!”./Zëri.info