E pabesueshme: Vdekja tragjike e Kobe Bryant ishte parashikuar në këtë serial vizatimor

E pabesueshme: Vdekja tragjike e Kobe Bryant ishte parashikuar në këtë serial vizatimor

Sport January 27, 2020 - 22:07

Në një mënyrë të pabesueshme, aksidenti fatal i Kobe Bryant ishte parashikuar katër vite më parë në një film vizatimor.

Saktësisht, në serialin vizatimor "Legends of Chamberlain Heights", ishte parashikuar vdekja e ish-basketbollistit të famshëm amerikan, shkruan Zëri.info.

Seriali në fjalë parasheh të bëmat e disa shokëve të shkollës që ishin rezerva në skuadrën e basketbollit, por që ata donin të bëheshin të famshëm.

Tashmë kjo episod është larguar nga faqja e internetit, 'Comedy Central', ku shihet se ish-basketbollisti përplaset me helikopter.

Helikopteri shpërthen në flakë, derisa Bryant shihet duke shtrënguar trofetë e kampionit.

Ky episod është quajtur 'End of Days' dhe është shpërndarë me të madhe në rrjete sociale./Zëri.info