Paraqitja mbresëlënëse dhe goli, 'shpërblehet' Vedat Muriqi

Paraqitja mbresëlënëse dhe goli, 'shpërblehet' Vedat Muriqi

Sport January 27, 2020 - 22:12

Vedat Muriqi e ka 'pushtuar' me të madhe kampionatin elitar turk në futboll.

Futbollisti i Fenerbahçes e ka gjetur edhe njëherë golin në fitoren e skuadrës së tij në fundjavë, shkruan Zëri.info.

Në fitoren 2:0 ndaj Basaksehirit, Muriqi shënoi një gol.

Për golin dhe paraqitjen mbresëlënëse në fushën e lojës, tashmë ka ardhur 'shpërblimi' për prizrenasin.

Ylli i Kosovës është vlerësuar me notën 8.2 për paraqitjen e tij si dhe është futur në formacionin e më të mirëve të javës./Zëri.info

Image