Keq e më keq për Shkodran Mustafin, lëndohet dhe detyrohet ta lëshojë fushën e lojës

Keq e më keq për Shkodran Mustafin, lëndohet dhe detyrohet ta lëshojë fushën e lojës

Sport January 27, 2020 - 22:34

Kanë kaluar 75 minuta lojë në ndeshjen mes Bournemouthit dhe Arsenalit.

Rezultati momental në 'Vitality Stadium' është 0:2 për londinezët, raporton Zëri.info.

Bakayo Saka dhe Eddie Nketiah kanë shënuar për mysafirët në pjesën e parë.

Por, në minutën e 62-të, trajneri Mikel Arteta mori një 'goditje' të madhe.

Image

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi pësoi lëndim dhe u detyrua të largohet nga loja për t'u zëvendësuar nga Rob Holding.

Ky lëndim vjen në kohën më të keqe për Arsenalin, pas lëndimit të Calum Chambers.

Ndryshe, raportohet se Arsenali është pranë transferimit të mbrojtësit spanjoll, Pablo Mari nga Flamengo./Zëri.info

Image