Donatori i njohur i sportit vendor, konfirmon interesimin për të marrë drejtimin e Vëllaznimit

Donatori i njohur i sportit vendor, konfirmon interesimin për të marrë drejtimin e Vëllaznimit

Sport January 28, 2020 - 16:07
Vëllaznimi ka mbetur pa kryetar klubi, që prej largimit të Agim Canës. Babai i legjendës së futbollit kombëtar, Lorikut, e mori drejtimin e gjakovarëve kur ata ishin në elitë dhe e la atë në vendin e fundit të Ligës së Parë

Donatori që i solli më së shumti trofe qytetit të Gjakovës në vitet e fundit, Abaz Beqa, mund të marrë drejtimin e Vëllaznimit.

Njeriu që e bëri Liburnin mes dy klubeve më të trofeshme të futsallit kosovar, ka intensifikuar bisedimet me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin.

Marrëveshje përfundimtare nuk ka ende, derisa nuk dihet nëse klubi do të privatizohet që tani apo jo.

Megjithatë, Beqa ka konfirmuar për gazetën interesimin për të marrë drejtimin e Vëllaznimit.

“Jam i interesuar, mirëpo marrëveshje zyrtare nuk ka ende. Në momentin që do të ketë ndonjë akord, ne do t’ju informojmë me kohë”, u shpreh Beqa për Gazetën Olle.

Image

Vëllaznimi ka mbetur pa kryetar klubi, që prej largimit të Agim Canës.

Babai i legjendës së futbollit kombëtar, Lorikut, e mori drejtimin e gjakovarëve kur ata ishin në elitë dhe e la atë në vendin e fundit të Ligës së Parë.

Mbetet të shihet nëse Beqa do të marrë drejtimin e klubit, për ta drejtuar atë suksesshëm sic bëri me Liburnin.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për kuqezinjtë.

Image