Zyrtare: Skënder Shengylit i bashkohet te Liria një futbollist me shumë përvojë

Zyrtare: Skënder Shengylit i bashkohet te Liria një futbollist me shumë përvojë

Sport January 28, 2020 - 16:18
Klubi me shumë traditë në futbollin e Kosovës, Liria e Prizrenit së fundmi kanë nënshkruar me lojtarin më shumë përvojë, Blazho Igumanoviq që vjen nga Mali i Zi. Ky është lajm shumë i mirë për trajnerin Skënder Shengyli në luftën e këtij ekipi në pranverë për rikthim në Superligë

Klubi me shumë traditë në futbollin e Kosovës, Liria e Prizrenit, vazhdon që të përforcohet për stinorin pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Prizrenasit së fundmi kanë nënshkruar me lojtarin më shumë përvojë, Blazho Igumanoviq që vjen nga Mali i Zi.

Lajmi është konfirmuar nga Liria në rrjetin social Facebook.

“Blazho Igumanoviq, që luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, ka nënshkruar për ‘bardhezinjtë’. Ai, ka një karrierë të begatë me skuadrat malazeze si: Zeta,Rudar,Sutjeska, Titograd dhe së fundi Buduqnosti”, njofton Liria.

Image

“Ai ka luajtur dhe në Kazakistan (Astana), ku ka dal kampion, pastaj në Poloni (Zavish) e Bullgari (Montana). Igumanoviq, ka qenë edhe pjesë e Kombëtares malazeze për 24 herë radhazi. Ndërsa, në vitin 2013 ishte zgjedhur lojtar i vitit në shtetin fqinj.Gjatë karrierës në klubet malazeze, ka dy tituj kampioni dhe dy kupa”, njofton tutje, Liria.

‘Jam i kënaqur me kushtet, pritjen e bashkëlojtarëve. Jasmini (Jasmin Muhoviq, lojtar aktual i Lirisë) më ka folur shumë mirë për njerëzit, qytetin dhe gjithçka. Pres që të kemi sa më shumë sukses, ftoj tifozët që bashkërisht të arrijmë suksesin drejt Superligës. Këtë e meriton ky qytet i bukur”, ka thënë Blazho Igumanoviq, të martën.

Transferin e fundit e ka komentuar edhe trajneri i Lirisë, Skënder Shengyli.

“Besojmë në përvojën e tij të madhe. Ai, ka një karrierë që Liria mund të përfitojë shumë nga angazhimi tij’, ka thënë Skënder Shengyli.

Liria pranverën në Ligën e Parë do ta nis nga pozita e tretë me 26 pikë të tbuara, dy më pak se lideri Arbëria. /Zëri.info