FFK e ka një lajm të rëndësishëm për klubet që do ta përfaqësojnë Kosovën në Evropë

FFK e ka një lajm të rëndësishëm për klubet që do ta përfaqësojnë Kosovën në Evropë

Sport January 28, 2020 - 16:38
Kujtojmë se vitin e kaluar në garat ndërkombëtare futbollin e Kosovës e përfaqësuan në Evropë Feronikeli dhe Prishtina. Në këtë edicion, tri skuadra do të marrin pjesë për herë të parë në Evropë

Të premten më 31 janar, në orën 10:00, Sektori i Licencimit i FFK-së, do të mbajë seminar për klube në kuadër të procesit të licencimit për garat ndërkombëtare të UEFA-s për edicionin 2020/21, njofton Federata e Futbollit e Kosovës, raporton Zëri.info.

Ky seminar do të mbahet në sallën e konferencave në selinë e FFK-së.

Kujtojmë se vitin e kaluar në garat ndërkombëtare futbollin e Kosovës e përfaqësuan në Evropë Feronikeli dhe Prishtina.

Në këtë edicion, tri skuadra do të marrin pjesë për herë të parë në Evropë. /Zëri.info