E zbulon Deontay Wilder: Kisha menduar ta vrisja veten

E zbulon Deontay Wilder: Kisha menduar ta vrisja veten

Sport January 28, 2020 - 17:00
Lajmet e fundit nga sporti

Boksieri amerikan, Deontay Wilder ka zbuluar se një kohë kishte menduar që ta vriste veten, transmeton zeri.info

Kampioni i peshave të rënda WBC ka thënë për “Yahoo Sport” se lindja e vajzës së tij me spina bifida (një anomali e cila shfaqet kur në një fetus shtylla kurrizore nuk mbyllet plotësisht) në 2005-n pati ndikim të madh në shëndetin e tij mendor.

“Ne të gjithë i kemi historitë e së kaluarës sonë, ne të gjithë erdhëm nga diku për t’u bërë ata që jemi sot”, ka thënë Wilder.

“Në moshën 19 dhe 20-vjeçare unë kalova në disa momente shumë të vështira në jetën time – unë pata një vajzë të lindur me spina bifida gjithashtu – dhe sapo po provoja të bëja një jetë si i ri në botën e vërtetë”, ka shtuar ai.

“Unë gjithmonë kisha ëndrra të mëdha, mentaliteti im është gjithmonë i një mbreti, por ndonjëherë jeta mund të të çojë poshtë. Unë kisha një armë në prehrin tim dhe mendova që të bëja vetëvrasje, nëse e bëni këtë nuk do të merakoseni për asgjë tjetër dhe për gjërat që janë duke ndodhur në jetë”, u shpreh amerikani./Zëri