Zbulohet identiteti i Kobe Bryant dhe tre viktimave të tjerë pas aksidentit fatal me helikopter

Zbulohet identiteti i Kobe Bryant dhe tre viktimave të tjerë pas aksidentit fatal me helikopter

Sport January 29, 2020 - 09:39

Trupat e Kobe Bryant dhe tre njerëzve të tjerë të vdekur nga helikopteri i rrëzuar në malet e Kalabasas, janë identifikuar, njofton zyra e Qarkut të Los Anxhelosit.

Identiteti i Kobe Bryant është zbuluar me anë të shenjave të gishtërinjëve, së bashku me John Altobelli, Sarah Chester dhe Ara Zobayan, e ka konfirmuar mjeku ligjor, shkruan Zëri.info.

Derisa departamenti nuk ka identifikuar pesë viktimat tjera, përfshirë këtu edhe vajzën 13-vjeçare të Kobe, Gianna Bryant.

Trupat e viktimave janë marrë nga rrënojat gjatë ditës së djeshme.

Tashmë janë publikuar edhe pamje nga aksidenti fatal, i cili ndodhi të dielën, në mëngjes./Zëri.info

Image