Gëzim i madh tek Arsenali, arrihet marrëveshja për transferimin e mbrojtësit të njohur

Gëzim i madh tek Arsenali, arrihet marrëveshja për transferimin e mbrojtësit të njohur

Sport January 29, 2020 - 09:43

Arsenali do të përforcohet së paku me një futbollist gjatë afatit kalimtar të janarit.

Afati kalimtar dimëror mbyllet të premten, derisa Arsenali, raportohet, se tashmë ka arritur marrëveshje me një mbrojtës, shkruan Zëri.info.

Image

Gazetari i mirënjohur me afërsinë e tij me klubin londinez, David Ornstein, ka bërë me dije se Pablo Mari do t’i bashkohet Arsenalit.

Sipas tij, Arsenali ka arritur marrëveshje tashmë me Flamengon për transferimin e mbrojtësit spanjoll, në huazim me opsionin e blerjes permanente.

Sipas Ornstein, Arsenali mund ta bëjë edhe një tjetër transferim në huazim para të premtes./Zëri.info