Valon Berisha largohet nga Lazio, mediumi italian zbulon skuadrën e re të mesfushorit nga Kosova

Valon Berisha largohet nga Lazio, mediumi italian zbulon skuadrën e re të mesfushorit nga Kosova

Sport January 29, 2020 - 10:19

Lazio raportohet se është duke negociuar për huazimin e mundshëm të Valon Berishës në Fortuna Dusseldorf.

26-vjeçari nga Kosova pritet të largohet nga ‘Olimpico’ këtë muaj, shkruan Zëri.info.

“Tuttomercatoweb” raporton se Lazio ka hyrë në bisedime me klubin gjerman.

Kontrata e mesfushorit me Lazion skadon në verën e vitit 2023, por që ai fillimisht mund të largohet në huazim, me opsionin e blerjes në verë.

Dusseldorfi është aktualisht në vendin e 18-të në Bundesliga, dhe është duke sfiduar që të mbetet në elitë.

Berisha erdhi në Lazio nga RB Salzburg në verën e vitit 2018 dhe më parë ka luajtur në Norvegji te Viking.

Këtë edicion, ylli i Kosovës është paraqitur në tetë ndeshje me Lazion, katër prej tyre në Ligën e Evropës./Zëri.info