ZYRTARE: Formohet një klub i ri i futbollit në qytetin e Podujevës

ZYRTARE: Formohet një klub i ri i futbollit në qytetin e Podujevës

Sport January 29, 2020 - 12:20
Krahas Llapit, adhuruesit e futbollit në Podujevë në të ardhmen do të mund ta shikojnë edhe skuadrën që është emëruar KF Podujeva

Qyteti i Podujevës do të pasurohet edhe me një klub të ri të futbollit, raporton Zëri.info.

Krahas Llapit, adhuruesit e futbollit në këtë qytet në të ardhmen do të mund ta shikojnë edhe skuadrën që është emëruar KF Podujeva.

Deri më tash ky klub ka funksionuar si Shkollë e Futbollit ku ka marrë pjesë me gjeneratat e reja në Regjionin e Prishtinës.

Themelues të Shkollës dhe tashmë klubit janë Bejtush Bejta dhe Blerim Emini.

“Klubin u hap prej të hënës ku e kemi marrë edhe certifikatën. Që nga edicioni i ardhshëm do të marrim pjesë në gara edhe me juniorë dhe me ekipin e parë (seniorët). Presim që të përforcohemi me disa sponsor në mënyrë që ta bëjmë një ekip sa më të mirë”, ka thënë për Z\ëri.info, Blerim Emini.

KF Podujeva do ti nis garat në Ligën e Dytë. /Zëri.info

Image

Image

Image

Image

Image

Image
Image